Termat dhe kushtet e përgjithshme për postim të shpalljeve

Rregullat e shpalljes

Shpalljet private

Shpalljet private janë për individët me të drejta ligjore për të nënshkruar kontrata për shit-blerje. Shpalljet private duhet të bëhen në përputhje me rregullat dhe udhëzimet e ligjit të Organizatës për Mbrojte të Konsumatorëve dhe rregullat e tjera të Kosovës lidhur me konsumatorët.

Kerkoni.online posedon të drejtën për të vendosur nëse një shpallje duhet të klasifikohet si shpallje private.

Shpalljet për kompani

Shpalljet për kompani janë për përdorim nga kompanitë që janë të regjistruara për TVSH në Kosovë ose jashtë saj. Kerkoni.online posedon të drejtën për të vendosur nëse një shpallje duhet të klasifikohet si një shpallje  për kompani.

Shërbimet

Të gjitha shërbimet e shpallura duhet të ofrohen në përputhje me rregullat dhe standardet e Kosovës.

Kategorizimi

Shpallja juaj duhet të vendoset në kategorinë që e përshkruan më së miri produktin apo shërbimin tuaj. Ja disa gjëra që duhet t’i mbani në mend para se ta zgjidhni një kategori:

Automjetet dhe pasuritë të patundshme

Ju nuk mund të shtoni më shumë se një automjet ose pronë në një shpallje. Administratorët e Kerkoni.online posedonjë të drejtën e fshirjes së numrit të tepërt të automjeteve ose pronave nga lista.

Shpalljet e dyfishuara (duplikate)

Nuk ju lejohet të postoni më shumë se një shpallje për të njejtin produkt njëkohësisht. Shpalljet që kanë përmbajtje të njejtë konsiderohen si të dyfishuara(duplikate) dhe do të fshihen

Linqet dhe rekomandimet

Nuk ju lejohet të përfshini linqe të shpalljeve të tjera apo linqe të faqeve të tjera të ankandeve. Linqet lejohen vetëm në rast se ato referojnë specifikacionet e produktit ose shërbimit i cili gjendet në shpallje.

Kerkoni.online nuk mbështet qëndrimet dhe mendimet e shprehura nga faqet e internetit me të cilat Kerkoni.online është i lidhur.

Fotografitë dhe videot

Këto janë rregullat për ngarkimin e fotografive dhe videove:

Kerkoni.online ka të drejtë t’i largojë fotografitë apo videot nga shpalljet nëse ato shkelin këto rregulla.

Artikujt dhe shërbimet e paligjshme

Kerkoni.online vendos ndalesa në artikujt dhe shërbimet që mund të shpallen. Artikujt dhe shërbimet që janë të paligjshme me ligjin e Kosovës nuk do të publikohen.

Materialet me të drejta autoriale

CD-të dhe DVD-të e kopijuara si softveri i PC-së, lojërat kompjuterike dhe video-lojërat, si dhe filmat nuk lejohen të shpallen. Shitësit e këtij lloji të artikullit duhet ta vërtetojnë se produkti i tyre është origjinal.

Armët

Sipas ligjit të Kosovës dhe të Shqipërisë, leja për posedim të armës është e domosdoshme. Kjo duhet të theksohet në shpallje nga shpallësi.

Përmbajtja ofenduese

Një shpallje konsiderohet ofenduese nëse posedon:

Përgjegjësia

Kerkoni.online nuk është përgjegjëse për natyrën e produktit apo shërbimit të shpallur. Kjo përgjegjësi i takon vetëm shitësit ose blerësit.

Ofertat joreale

Kerkoni.online ka të drejtë të refuzojë shpallje me përmbajtje që konsiderohen të jenë oferta joreale.

Marka tregtare

Të gjitha fotografitë dhe videot janë të publikuara me një markë tregtare të Kerkoni.online. Kjo bëhet me qëllim që të parandalohet përdorimi i tyre në një kontekst tjetër.

Kushtet e përgjithshme

Të drejtat autoriale

E gjithë përmbajtja në këtë faqe të internetit si tekstet, fotografitë, logot, ikonat, shkarkimet dhe softverët janë pronë e KERKONI.ONLINE LLC dhe çdo përdorim i tyre për ndonjë aktivitet tjetër ndëshkohet me ligj.

Politikat e privatësisë

Të dhënat personale

Kerkoni.online përpiqet t’i mbrojë të dhënat e juaja personale dhe të parandaloj keqpërdorimet e të dhënave që pranohen nga konsumatorët, por ne nuk mund të garantojmë se masat tona mbrojtëse do t’i ndalojnë palët e treta nga mbledhja e paligjshme e të dhënave personale.

Politikat e privatësisë të publikuara në këtë faqe të internetit janë të bazuara në ligjin për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale në Republikën e Kosovës”. Një kopje e ligjit mund të shkarkohet në formatin pdf nga faqja e internetit të Drejtorisë për Mbrojtjen e Të Dhënave Personale në Republikën e Kosovës.

Kerkoni.online dhe policia

Kerkoni.online bashkëpunon me policinë dhe autorite të tjera për të kundërvepruar ndaj aktiviteteve të paligjshme që mund të ndodhin në faqen e internetit. Identiteti i personave që ushtrojnë aktivitete të paligjshme mund të zbulohet përmes IP adresave, numrave të telefonit dhe të dhënave të tjera që kërkohen nga autoritetet zyrtare.

Emaili

Emaili është mjeti më i zakonshëm që përdoret për komunikim mes përdoruesve të Kerkoni.online, por ju nuk ju kërkohet të shkruani emailin tuaj kur të regjistroni një shpallje. Si një shpallës, i përmendur në tekstin përshkrues të shpalljes ju mund të kontaktoheni vetëm përmes telefonit nëse ju preferoni.

Nëse ju regjistroni një email adresë, ajo do të përdoret vetëm për dërgimin e të dhënave lidhur me shpalljen tuaj.

Mbrojtja e të dhënave

Ne japim më të mirën e punës sonë për mbrojtjen e të dhënave tuaja personale kur ju përdorni faqen e internetit të Kerkoni.online. Gjatë gjithë kohës që transaksioni është duke u kryer, ne nuk kemi qasje në ndonjë lloj të të dhënave siç është numri i kartelës me të cilën paguani, periudhën e vlefshmërisë së saj, kodin e sigurisë ose bilancin e llogarisë suaj bankare. Kur ju kryeni ndonjë pagesë përmes një kredit kartelës apo debit kartelës, i gjithë transaksioni ekzekutohet nga sistemi NESTPAY i cili përdor teknologjinë e fundit për mbrojtje SSL.

Cookies/Tekonologjia përcjellëse

Kerkoni.online përdor teknologjinë përcjellëse (“cookies” – dosje të vogla tekstesh që ruhet në kompjuterin tuaj) që implementohet në sistemet e reklamimit dhe i llogarit vizitorët unik. Kjo na mundëson neve mbledhjen e statistikave rreth vizitorëve tanë për përdorim të brendshëm si dhe për t’u siguruar se ju nuk do të shihni të njejtat hapsira reklamuese gjatë gjithë kohës që ju jeni në faqen tonë të internetit.

Teknologjia përcjellëse është anonime dhe nuk përmban të dhëna personale.

Nëse ju dëshironi ta deaktivizoni teknologjinë përcjellëse, këtë mund ta bëni në rregullimet e shfletuesit tuaj (browser settings). Këto rregullime mund t’i gjeni në kutinë e dialogut të opcioneve (option dialog box) të shfletuesit tuaj, në skendën e sigurisë (Security Tab). Deaktvizimi i këtyre rregullimeve do të thotë se ju nuk do to mund t’i përdorni disa veti të Kerkoni.online.

Kerkoni.online gjithashtu përdor teknologjinë përcjellëse për ndërtimin e segmenteve të tregut dhe për përmirësimin e përvojës së faqes së internetit duke u bazuar në sjelljen e përdoruesve. Ky infromacion është anonim dhe përdoret vetëm për marketingun e synuar.

Ndryshimet në politikat e privatësisë

Kerkoni.online mbanë të drejtën në çdo kohë për të bërë ndryshime në politikat e privatësisë ose kushtet e përdorimit. Këto ndryshime hyjnë në fuqi nga momenti i publikimit të tyre në faqen e internetit.

Kontaktoni Kerkoni.online:

Kerkoni.online
Egzon Vishi
Rruga Milaim Vishi
71000 Kacanik
Kosovë

sqAlbanian